Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur dhe se nëse do ta zëvendësonte Miroslav Lajçakun në pozitën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do ta ofrojë planin e tij për vazhdimin e procesit.
Pahor ka theksuar se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur për shkak të mungesës së besimit.
“Do të ofroj planin tim. Dialogu është në ngërç, ka mungesë besimi dhe ne duhet ta gjejmë mënyrën për të ecur përpara me besim më të madh”, ka thënë ai, raporton Kosovo-Online.
Sipas tij, pa përparim në dialog, as Kosova e as Serbia nuk mund të arrijnë asgjë për një të ardhme më të sigurt. Pahor ka theksuar se është i interesuar për postin e të emisarit special të BE-së.
Kurse, emisari special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, ka thënë se nëse nuk ka progres në lidhje me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është e vështirë të pritet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, Kosova dhe Serbia janë në rrugën e tyre evropiane dhe e dinë se cilat janë obligimet e tyre./rtk/
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...