Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj disa lajmeve të përhapura në rrjetet sociale dhe portale për pagën e 13-të, duke i cilësuar ato si dezinformata që synojnë të krijojnë pakënaqësi tek qytetarët.
Në një postim në Facebook, Murati ka theksuar se paga e 13-të është e paraparë në Ligjin e Buxhetit për vitin 2026, por ka rikujtuar se ky ligj nuk mori votat e partive opozitare.
“Paga e 13-të është e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026. Por siç e dinë të gjithë, ligjin e buxhetit për vitin 2026 nuk e votuan PDK/LDK/AAK–Nisma”, ka shkruar ai.
Murati ka shtuar se është “për keqardhje që, në mungesë të një programi të mirëfilltë, opozita po shpërndan rrena të vazhdueshme, me shpresën se ato do të krijojnë pakënaqësi ndaj qeverisë”.
Ai ka theksuar se Qeveria ka vepruar gjithmonë në mënyrë transparente dhe se çdo vendim i rëndësishëm është komunikuar publikisht.
“Për çfarëdo lajmi apo vendimi, Qeveria çdoherë i ka njoftuar qytetarët në mënyrë transparente. Prandaj, nëse shihni çfarëdo njoftimi që ka të bëjë me Qeverinë, mos u besoni pa e verifikuar fillimisht nëse diçka e tillë është thënë nga kanalet zyrtare”, ka përfunduar Murati.
IKSHPK: Cilësia e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese, Prisht...
Izraeli bombardon centralin bërthamor në Iran
Autorizohet pagesa e subvencioneve të mbetura bujqësore për ...
Prishtina dënohet me dy ndeshje pa praninë e shikuesve
APTAMIL 1 dhe APTAMIL 2 tërhiqen nga tregu
Rama i dërgon mesazh të fortë Vuçiqit: Nëse Kosova preket, p...