Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka përçuar një mesazh dashamirës.
“Të jesh mikpritës është një virtyt. Por abuzimi me mirësinë e një nikoqiri është veper e ultë”, ka shkruar Pacolli.
Tutje ai tregon se ai vetë është përballuar me njerëz të tillë, për të cilët thotë se ka vërejtur se nuk mund të arrijnë asgjë në jetë.
“Gjatë jetës sime kam hasur në shumë persona të tillë. Por një gjë kam vërejtur me ta. Ata kurrë nuk kanë arritur diçka në jetë”.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Të jesh mikpritës është një virtyt. Por abuzimi me mirësinë e një nikoqiri është veper e ultë. Gjatë jetës sime kam hasur në shumë persona të tillë. Por një gjë kam vërejtur me ta. Ata kurrë nuk kanë arritur diçka në jetë. Njerëz të tillë janë të dëmshe jo vetëm për familjen e ngushtë të tyre por edhe për shoqërinë. Ata nuk punojnë dhe tërë kohën mendojnë si me mashtruar dikënd. Viktimat e para janë njerëzit e sinqertë të cilët nuk munden as me i paramenduar veprimet e këtyre të fundit. Në shumë vende të botës mosmirënjohja cilësohet edhe krim. Zoti na ruajt nga zhvatësit dhe parazitët!
Të jesh mikpritës është një virtyt. Por abuzimi me mirësinë e një nikoqiri është veper e ultë. Gjatë jetës sime kam…
Posted by Behgjet Pacolli on Saturday, December 19, 2020
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...