Pacolli: Vendet e Evropës Juglindore duhet marrin mësim nga falimentimi i termocentralit slloven me qymyr

14:16 | 15 Shtator 2021

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka dhënë një shembull rreth falimentimit të termocentralit në Slloveni.

Pacolli ka treguar që ky duhet të jetë një mësim për vendet e tjera që po bëjnë gabime, shkruan portali arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

Një Informatë për ta analizuar mirë!

Termocentrali me qymyr në Šoštan, Slloveni, “TES 6”, me 600 mgw u ndërtua dhe u vu në punë vitet e fundit. Që nga fillimi i operimit , ky objekt ka gjeneruar vettëm humbje të paktën 50 milionë eurosh çdo vit. Humbjet me të madhe janë gjeneruar nga ndëshkimet dhe taksat për ndotjen e ambientit. Ky objekt dje u sanksionua me mbyllje, gjithashtu për shkak të ndalimit të ndotjes së matutejshme të mjedisit që nuk është në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian.

Në qarqet financiare evropiane, të tilla si Banka Evropiane e Investimeve dhe IBRD (të cilat e kishin financuar këtë objekt), janë humbësit më të mëdhenj ku thuhet se ishte një “përvojë e hidhur” që nuk do të përsëritet.

TEŠ 6 është një shembull i mirë i asaj që mund të ndodhë kur një projekt shtyhet përpara për të kënaqur interesat e ngushta, pa transparencën e duhur dhe pjesëmarrjen e gjerë të publikut.

Kjo ilustron gjithashtu faktin se linjitit si një ndotës kryesor, pa kalori të mjaftueshme i ka kaluar kohën duke pasur parasysh burimet alternative (veçanërisht atë të gazit për të cilën kam folur që nga viti 2006).

Falimentimi i këtij gjiganti në Slloveni është një mësim i vlefshëm për vendet në Evropë Juglindore të cilat ende po tregojnë shenja për të bërë gabime të ngjashme (si Sllovenia) me projekte të tilla. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara