Google ADS

Pacolli uron Thaçin për ditëlindje: Kthimi yt në Kosovë është i nevojshëm për të përmbyllur padrejtësitë

11:03 | 24 Prill 2024
K.B

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin me rastin e ditëlindjes së tij.

Pacolli i ka uruar atij jetë të gjatë dhe shëndet, si dhe ka thënë se kthimi i tij në Kosovë është i nevojshëm për të përmbyllur padrejtësitë.

“Presidenti Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen. I uroj shëndet dhe jetë të gjatë. Kthimi i tij në Kosovë bashkë me shokët është me se i nevojshëm për të përmbyllur padrejtësitë”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale