Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka uruar Matthew Palmer me rastin e emërimit Përfaqësues i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.
Ai e ka quajtur një mik të madh të Kosovës dhe përkrahës të kauzës për integrim në NATO, BE e OKB, shkruan arbresh.info.
“Urime të përzemërta Mathew Palmer-it që u emërua Përfaqësues Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Përvoja dhe njohuria e tij për rajonin është e vlefshme dhe e nevojshme në një kohë kur rajoni duhet të përparojë në lidhje me fqinjësinë e mirë dhe integrimin euro-atlantik. Ai është një mik i madh i Kosovës dhe përkrahës i kauzës sonë për integrim në NATO, BE dhe OKB”, thuhet në urimin e Pacollit./arbresh.info/
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...
Barcelona avancon drejt marrëveshjes me Bastonin, pritet dri...
Ndalohet një taksi tek Dheu i Bardhë, dyshohet për kontraban...
Kapën me bidonë nafte të vjedhur, tre të arrestuar në Prisht...
SHBA publikon pamje të anijes iraniane të sekuestruar
Kanosje ndaj stafit mjekësor në Podujevë, i dyshuari lirohet...