Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar 60-vjetorin e lindjes të vëllait të tij, Afrimit.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli u shpreh se vëllai i tij Afrimi ka qenë gjithmonë mbështetje, shembull dhe krenari, shkruan Arbresh.info.
“Sot festojmë jo vetëm vitet e tua, por gjithë dashurinë, forcën energjinë që ke shpërndarë ndër vite. 60 vite jetë janë një bekim i madh – 60 vite përkushtim, sakrificë, buzëqeshje dhe kujtime të paharrueshme”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
“Ti ke qenë gjithmonë mbështetje, shembull dhe krenari për ne. Fjalët janë të pakta për të përshkruar sa shumë do të thotë prania jote në jetën tonë. Uroj që vitet që vijnë të jenë të mbushura me shëndet, gëzim, paqe dhe dashuri pranë familjes”, u shpreh Pacolli./Arbresh.info
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë