Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se e sot festojmë me krenari dhe dashuri sakrificën dhe qëndrueshmërinë e një populli që kurrë nuk u dorëzua, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!
Sot festojmë me krenari dhe dashuri sakrificën dhe qëndrueshmërinë e një populli që kurrë nuk u dorëzua.
Uroj që liria dhe shpresa të ndriçojnë gjithmonë rrugën tonë drejt një të ardhmeje më të mirë, me paqe, unitet dhe zhvillim.
Lavdi të gjithë atyre që kontribuan për këtë ditë historike!
Urime të gjithë shqiptarëve kudo që janë!/Arbresh.info
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensioni...
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...