Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka vizituar Gjakovën dhe ka nderuar martirët e Rekës së Keqe në fshatin Mejë.
Ai në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se duhet ti përkujtojmë dhe nderojmë viktimat ee luftës që të vlersojmë si duhet paqen.
Statusi i plotë:
Sa herë vij në Gjakovë, e kam si ritual nderimin e 376 martirëve të Rekës së Keqe në fshatin Mejë, të vrarë nē një nga masakrat më të mëdha të Ballkanit, pas asaj të Srebrenicës.
Kur gjendem para asaj varreze, ku ka burra, gra, pleq dhe fëmijë, mendoj për egërsinē shtazarake të okupatorit ndaj viktimave të pafajshme.
Kur sheh varrezën e madhe, mendon: kjo varrezë u krijua në një orë masakër! .
Këtu në këtë varrezë kupton se martirët nuk janë statistikë! Duhet t’i përkujtojmë dhe nderojmë viktimat e luftës, që të vlersojmë si duhet paqen që jetojmë sot!

Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...