Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli thotë se në Konferencën e Sigurisë së Munihut kanë lobuar për liberalizimin e vizave.
“Konferencës së Sigurisë së Munihut i erdhi fundi”, ka shkruar Pacolli, duke shtuar se, “ishte një ngjarje e rëndësishme për të treguar praninë e Kosovës dhe për të takuar dhe diskutuar me udhëheqësit botërorë rreth mundësive dhe sfidave tona”.
Pacolli thotë se liberalizimi i vizave është kthese për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
“Kemi përdorur prezencën për të lobuar për liberalizimin e vizave për Kosovën si pikë kthese të marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE’së dhe gjithashtu të takohem me miqtë dhe partnerët e Kosovës. Sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa dhe bota po na ndikojnë gjithashtu, por së bashku jemi të fortë dhe vetëm përmes bashkëpunimit dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën mund t’i kapërcejmë këto sfida”, shkruan Pacolli në një postim në Facebook.

BE autorizon negociatat me shtetet e Ballkanit Perëndimor, K...
Shqipëria zgjidhet si “Presidente e Forest Europe”, Rama: Vo...
66 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit p...
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj 15 të akuzuarve në ra...
Haxhiu takon studentët e Mjekësisë, premton vazhdim të mbësh...
Tchouameni thyen heshtjen pas incidentit me Valverden: Janë ...