Kryetari i Degës V-të, të Aleancës Kosova e Re dhe kandidati për deputet nga kjo parti, Islam Pacolli ka takuar sot strukturat e kësaj partie në Prishtinës.
Ai, para përkrahësve të AKR-së tha se zona e Gollakut i takon këtij subjekti politik.
Pacolli tha se asnjëherë nuk e ka harruar zonën e Gollakut dhe se vazhdimisht e ka përmendur në Parlament.
“Ne jemi një, si Gollak si zonë. Vendin tonë duhet me deshtë dhe me zhvillu. A mund ta zhvillojmë të shpërndarë, unë mendoj që do jetë shumë më vështirë. Sa më unik, sepse s’mund t’a kalojnë ligjin, s’munden mi bë projektet pa neve dhe pastaj detyrohet me i përkrahë projektet për vendin tonë”, tha Pacolli.

Ai, bëri të ditur se shumë të rinj nga rajoni i Gjilanit janë shprehur të interesuar të anëtarësohen në AKR.
“AKR-ja është parti liberale, e cila don demokraci, edhe pse mendoj se këtu tek ne nuk është shumë e aplikueshme, por ne duhet të bëjmë që me kanë e aplikueshme dhe njerëzit të jenë përgjegjës për detyrat që marrin”, tha Pacolli./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...