Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar ministrin e Jashtëm të Malit të Zi Srdjan Darmanovic.
Pacolli ka vendosur që pritjen e ministrit të Jashtëm malazez ta bëj në shtëpinë e tij në Hajvali .
Takimi i sotëm mes Pacollit dhe Darmanovic është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi , i cili ka bërë të ditur se ky ishte një takim miqësor.
“Pritje miqësore për Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi z. Srdjan Darmanovic dhe ekipës së tij, nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm z. Behgjet Pacolli në rezidencën e tij në Hajvali”, ka shkruar ai./Arbresh.info

Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...