Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar lidhur me takimin me Elon Musk në festën e Donald Trumpit pas rizgjedhjes si president i SHBA-ve.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky takim nuk është thjesht një moment i veçantë personal, por një mundësi unike për të vendosur Kosovën në hartën e biznesit botëror dhe teknologjisë së avancuar, shkruan Arbresh.info.
“Jam i përkushtuar të ndërtoj ura të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe kompanive më të suksesshme në botë.”, u shpreh ai.
Tutje ai theksoi se jemi një vend i vogël, por me ambicie të mëdha.
“Le ta bëjmë Kosovën një qendër inovative dhe një destinacion tërheqës për investitorët e huaj. Ky është vetëm fillimi!”, tha mes të tjerash Pacolli./Arbresh.info/
Endrick me gol dhe asistim, Lyon e mposht Parisin në “Parkun...
Australia dhe Japonia nënshkruajnë kontrata për anije luftar...
Juventus shënon fitore të madhe, paraqitet edhe Edon Zhegrov...
Gjendet eksploziv i Luftës së Dytë Botërore në Francë, evaku...
Aksident në Prishtinë, s’dihet për të lënduar
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2