Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi as kësaj radhë në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar Projektligji për tërheqjen e njw pjese nga Trustit.
Pacolli me anë të një postimi në Facebook ka thënë se sot deputetët kanë patur rastin ta shërojnë varfërinë e qytetarëve më votën e tyre.
Sipas tij, insistimi i LVV-së kundër tërheqjes së një pjese nga fondi pensional, është një ndërhyrje flagrante në të drejtat e njeriut.
“Kjo do të ti shërbente secilit qytetarë. Kjo shumë e parave, të bllokuara, as nuk ndihmon qytetarin dhe as familjet, por tashmë kjo pasuri e ruajtur e qytetarëve është bërë objekt i spekulimeve financiare. Fajësia dhe turpi i takon atyre që më votë i mohuan qytetarëve të tërheqin pasurinë e tyre dhe sadopak t’i ndihmojnë familjes. Peshën e turpit dhe pamëshirësisë le ta mbajnë ata deputete që i lanë në varfëri familjet e këtij vendi”, ka shkruar Pacolli, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë:
Vota e Turpit
Sot, në Kuvendin e Kosovës, deputetët me votën e tyre patën rastin të shërojnë varfërinë e qytetarëve të Kosovës.
Votimi pro do të krijonte mundësinë e tërheqjes së një pjese të Trustit nga qytetarët dhe shpetimit te nje pjese te kursimeve nga humbjet prej shpekullimeve financiare dhe inflacionit marramendes.
Me inflacionin, gati 20%, Kosova dhe qytetarët kanë humbur një pjesë të pasurisë së tyre. Varfëria e qytetarëve, me votim të deputetëve, do të zbehej për disa muaj.
Është në rregull ruajtja e parasë për moshën e pleqërisë, por insistimi i partisë në pushtet kundër tërheqjes së një pjese, e cila po ashtu ju takon qytetarëve, është një ndërhyrje flagrante në të drejtat e njeriut.
Po të kishte ndërgjegjje dhe ato para menaxhohen si duhet dhe sjellin përfitime për qytetarë, do të ishte në rregull dhe do respektohej ashtu siç është bërë deri me tash. Kur dihet se si rrjedhën gjërat në Kosovë dhe në gjithē botën, qytetarëve do duhej tu mundësohej tërheqja e parave të trustit.
Kjo do të ti shërbente secilit qytetarë. Kjo shumë e parave, të bllokuara, as nuk ndihmon qytetarin dhe as familjet, por tashmë kjo pasuri e ruajtur e qytetarëve është bërë objekt i spekulimeve financiare.
Fajësia dhe turpi i takon atyre që më votë i mohuan qytetarëve të tërheqin pasurinë e tyre dhe sadopak t’i ndihmojnë familjes. Peshën e turpit dhe pamëshirësisë le ta mbajnë ata deputete që i lanë në varfëri familjet e këtij vendi.
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...