Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot zgjedhjet për president të partisë.
Kandidati i vetëm, z.Behgjet Pacolli është shprehur i impresionuar me numrin e madh të anëtarësisë dhe mbështetësve të AKR-së që sot kanë marrë pjesë në procesin zgjedhorë, përcjell portali Arbresh.info
“Ky numër i madh i madh anëtarëve që kanë marrë pjesë në votim është rezultati real i një procesi jashtëzakonisht të suksesshëm zgjedhor që AKR ka zhvilluar prej më shumë se një viti në teren, duke dëshmuar demokracinë e brendshme të subjektit tonë politik”, shkruan Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.
Ai tha se ky është tregues i i rëndësishëm për mbështetjen e qytetarëve ndaj programit dhe vizionit zhvillimor të AKR-së. “Synimi ynë kryesor është zhvillimi ekonomik dhe punësimi. #20% , AKR shpresë për Kosovën”, përdunodon statusi i tij.
Kujtojmë se AKR tashme ka mbyllur të gjitha pikat e vendvotimit dhe se procesi zgjedhorë ka shkuar për se mbari. /Arbresh.info

Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin