Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shprehur shqetësimin për dëmtimin e mjedisit në Kosovë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prerja e pyjeve, ndotja e lumenjve, krijimi i pakontrolluar i deponive të bërllokut, janë dukuri që janë përhapur të cilat po dëmtojnë ambientin dhe prishin imazhin e Kosovës./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Unë jam i shqetësuar me shpejtësinë në të cilën mjedisi ynë po shkatërrohet, mjedisi ku po jetojmë dhe ku do të jetojnë edhe fëmijët tanë. Falënderoj të gjithë ata që ndihmojnë në ndërgjegjësimin e njerëzve për mbrojtjen e natyrës dhe veçanërisht falënderoj mediat për gjithçka që bëjnë në denoncimin e këtij fenomeni dhe në vetëdijësimi e përgjithshëm për të shpëtuar natyrën tonë. Në kohën kur askush, institucionet apo organizatat nuk po bëjnë asgjë që të përdorin ligjin në mënyrë që menjeherë të ndaloj;
– prerjet brutale të pyjeve,
– ndotjen e ujit dhe lumenjve,
– krijimin e pakontrolluar të deponive të mbeturinave ku çdo ditë po helmohet ambienti përreth dhe po krijohën pamje të patolerueshme, pamje qe dëmtojnë shëndetin dhe imazhin tonë
Eshtë përgjegjësi e pashmangshme dhe është momenti i fundit që Qeveria të bëjë gjithçka të mundshme për të parandaluar këtë fenomen që po shkatërron shëndetin dhe imazhin e qytetarëve tanë.
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...