Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Vuçiq dhe Daçiq duhet ta dinë që është koha që Serbia të ulet në tryezën e dialogut.
Pacolli thotë se Serbia ka shkuar shumë larg me gishtin e fajësisë.
“Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar dhe vënë një kusht të paqes në rajon që është njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia”.
“Serbia nuk ka nevojë për armë dhe bashkëpunim ushtarak me Rusinë, sepse opsioni i vetëm që Serbia ka është opsioni i dialogut, njohjes së shtetit të ri, Kosovës dhe rregullimit të dëmeve të shkaktuara gjatë luftës”.
“Pozita e Kosovës nuk dobësohet duke bojkotuar dialogun”.
“Dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur, përndryshe plagët e shkaktuara në dëm të popullatës shqiptare nga pushteti serb nuk do të shërohen kurrë”.

Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...