Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Selim Pacolli sot ka qëndruar në Fushën e Pajtimit ku ka shpalosur programin e tij për këto dy lagje.
Pacolli gjatë kësaj vizite ka mbajtur një konferencë për media, ku ka treguar problemet e kësaj lagje dhe zgjidhjen e tyre, shkruan arbresh.info.
Ai i premtoi qytetarëve të këtyre lagjeve se do të ndërtoj një impianti i cili do të shfrytëzohet për riciklimin e mbeturinave, nga i cili do të përfitonin energji elektrike, avull dhe ujë.
“Ne kemi parapa që të ndërtohet një impianti, i cili do të ketë mundësi riciklimin e mbeturinave që do të mbronte ambientin, por jo vetëm kaq nga ky impiant do të përfitonim energji elektrike dhe avull”, tha Pacolli.
Në mes të tjerash Pacolli shtoi se po ashtu do të rregullohet shtrati i lumit deri në fshatin Grashticë, do të rregullohet ndriçimi dhe do të ndërtohet shteg për çiklistë dhe këmbësorë./arbresh.info/



http://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1567428493322237/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...