Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR) Behxhet Pacolli ka folur rreth njohjeve të Kosovës gjatë kohës sa ishte ministër i Jashtëm dhe për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Pacolli në ‘’Prime Time’’ tha se të kërkoj një fajtor jashtë vetvetës nuk do të ishte e vertetë.
‘’Nisëm nga vetvetja ndoshta që kam qenë shumë i edukuar, dhe ju kam nënshtruar urdhërave të udhëheqesve, kryeministrit dhe të tjerëve, dhe sot mendoj që është desht edhe unë të krijoj mendimin tim dhe të heci para për Kosovën’’ ka thënë Pacolli, transmeton Portali.info.
Tutje Pacolli ka thënë se vizitat që vinin në Kosovë ato kalonin fillimisht tek Presidenti, Kryeminstri dhe se ndalja 3 fundit ka qenë Minstria E Punëve të Jashtme dhe aty e ka parë që musafirët apo vizitoret ishin konfuzë ku e pysnin se ku qëndron realiteti sepse presindenti thot një gjë tjetër dhe kryeministri një gjë tjetër.
‘’Unë kam dëshiru që të ju lë përshtypje që këto janë vetëm të momentit dhe nuk do të zgjasin shumë mirëpo MPJ dikur filloj të banalizohet dhe se dikur dhe ata miqt klasik qe i kishim filluar ta humbin interesin për Kosovën.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit