Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se misionit në New York i erdhi fundi.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se kjo ishte një javë intensive me plot aktivitete, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, njoftoi edhe për nisjen e tij nga atje.
“Erdhi fundi edhe i këtij misioni në NY!
Nje javë intenzive me plot aktivitete!
Sonte po nisemi në emër të Zotit”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Pacolli ka zhvilluar disa takime gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat siç ka thënë ai, “së shpejti do të shndërrohen në suksese të prekshme për Kosovën.”/Arbresh.info/
Rritja e çmimit të naftës pas tensioneve në Lindjen e Mesme,...
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë në Lipjan, dysho...
Përurohet Instituti i Anatomisë Patologjike në QKUK
Kurti paralajmëron takim me liderët e opozitës për çështjen ...
“Ia dhashë 28 dhjetorin për zgjedhje”, Kurti i kundërpërgjig...
Kurti: Duhet marrëveshje me opozitën për presidentin, jo zgj...