Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se vendi ynë asnjëherë nuk duhet të harrojë mizorinë dhe të kaluarën.
Duke kujtuar masakrën e Krushës, Pacolli në një postim në Facebook shkruan se zhvillimi dhe fuqizimi i shtetit tonë është borxh që ne kemi ndaj të rënëve.
“Në përvjetorin e Masakrës së Krushës, përkulje dhe nderim për viktimat civile që mizorisht u vranë. Përkulje dhe respekt për dëshmorët që ranë në mbrojtje të popullatës civile. Në rrugëtimin e vet, Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë mizorinë dhe të kaluarën. Zhvillimi dhe fuqizimi i shtetit tonë është borxh që ne kemi ndaj të rënëve”, ka thënë Pacolli.
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%