Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas vdekjes së Papa Françeskut.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli shkroi se e pati fatin të takonte dy herë Papa Françeskun, një herë me familjen e tij dhe një herë në selinë në Vatikan, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Sot është ndarë nga jeta Papa.
E pata fatin ta takoj dy herë ( një herë me familjen time), në selinë e tij ne Vartikan — një njeri i rrallë, i urtë, me një prani që të prekte shpirtin. Vdiq i shenjtë, në festën e Pashkëve , në ditën e ringjalljes.
Një jetë e përkushtuar ndaj besimit, paqes dhe dashurisë për njeriun. E donte Kosovën!
Pushofsh në paqe, njeriu i shenjtë.
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...