Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli u ka uruar të gjithë besimtarëve agjërim të lehtë.
Në një postim në Facebook, ai tha se pak para iftarit, njeriu ndalet për një moment dhe e kupton sa shumë gjëra i merr si të mirëqena gjatë ditës, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Pak para iftarit, njeriu ndalet për një moment dhe e kupton sa shumë gjëra i merr si të mirëqena gjatë ditës. Vetëm kur i mungojnë për disa orë, fillon t’i vlerësojë vërtet.
Kjo është edhe urtësia e agjërimit: pa e përjetuar të vështirën, nuk e ndien të lehtën; pa sakrifikuar diçka që të dhemb, vështirë ta arrish atë që dëshiron. Na mëson durimin, përulësinë dhe mirënjohjen për çdo bekim.
Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë miqtë e mi.
ShBA-ja në KS të OKB-së: UNMIK-u ka arritur në fund të rrugë...
Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndesh...
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut