Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, mohon se e ka ditur që vëllai i saj ka aplikuar për grant në Ministrinë e Bujqësisë.
Në emisionin “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova, ajo tha se këtë informatë nuk e ka ditur as ministri Peci dhe se vetëm pasi vëllai i saj e ka fituar grantin, e ka njoftuar atë.
“Unë mendoj që sikur ta thërras edhe forenzikën e CIA-s për ta hulumtuar komplet rastin, s’gjejnë asnjë element të përfshirjes sime në këto lëndë, sepse këta nisen prej vetes, kur më sulmojnë mua, nisen prej vetes sepse këta kanë punuar në këtë formë. Unë nuk punoj në këtë formë. Unë nuk ndërhyj në procese dhe vendime që marrin qoftë ministritë apo të tjerët. Unë kam punuar edhe në Komunën e Prishtinës, kapm pasur pozitë ekzekutive, mirëpo asnjëherë në jetën time në punët publike që i kam bërë, nuk kam ndërhyrë për askënd. Sepse unë e çmoj meritokracinë dhe mendoj që ne duhet të punojmë fuqishëm dhe pa u ndalur për të krijuar sistem ku secili qytetar i Republikës së Kosovës, pavarësisht se a është vëllai apo motra e dikujt, apo i takon një partie politike, të mos ndëshkohet ose vlerësohet në bazë të preferencave, por të vlerësohet në bazë të meritokracisë”, deklaroi Pacolli.
Tutje ajo shtoi se vëllai i saj është rritur në një kulturë tjetër, meqenëse ka jetuar shumë vite në Londër, dhe se atje vlerësohesh drejt dhe në bazë të meritës.
“Ai ka aplikuar për grant në atë kuptimin që ‘unë jam fermer, me takon të aplikoj në përputhje me thirrjet e ministrisë’, dhe me dëshirën e madhe që e ka pasur që të kthehet në Kosovë të investojë dhe ka menduar që është e drejtë e tij që të aplikojë dhe të vlerësohet korrekt”, sqaroi deputetja Pacolli.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën