Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, të martën do të qëndrojë në Mal të Zi për çështjen e Demarkacionit
Pacolli, në Podgoricë, do të takojë homologun e tij, Ministrin e Jashtëm malazez Srdjan Darmanović. Ky do të jetë takimi i parë i kësaj dite, që është paraparë në ora 10:15 në një vill, sipas agjendës së zëvendëskryeministrit të parë.
Më pas, Pacolli do të pritet nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, njëherë Ministër i Drejtësisë, Zoran Pazhin. Pritja është planifikuar në ora 11:20 në kabinetin e Pazhinit, raporton Gazeta Express.
Në 12:00, në të njëjtën vill ky Pacolli do ta takojë homologun e tij të jashtëm të Malit të Zi, do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit malazez Ivan Brajović. Në të njëjtin vend, 40 minuta më pas është rezervuar takimi me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanović.
Vizita e Behgjet Pacollit në Podgoricë përfundon me takimin me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi. Takimi, sipas agjendës, parashihet të mbahet në ora 15:15.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...