Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka marr pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë që po ndodh në Kosovë deri me datën 17 maj 2024.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli ka ftuar të gjithë qytetarët e komunës së Graçanicës që të regjistrohen.
“Sot u regjistrova dhe rikonfirmova shtetësinë time dhe të familjes sime. Kjo është një përgjegjësi e rëndësishme dhe një mënyrë për të treguar përkushtimin ndaj vendit dhe shoqërisë dhe shërben si shembull i mirë për banorët e Komunës së Graçanicës. Ftoj të gjithë banorët e kësaj komune që të mos vonojnë dhe të regjistrohen. Në këtë mënyrë të gjithë do të kontribuojmë në rritjen dhe zhvillimin e komunës sonë”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...
Përmbytje e rëndë në Kenia, 62 viktima nga reshjet e dendura
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...