Zëvendës kryeministri i Kosoës, Behgjet Pacolli ka komentuar miratimin për lirimin nga akciza për të gjithë prodhuesit.
Ai nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se sot është ditë e madhe për biznesin kosovar.
Sipas tij politikat që po ndërmerr kjo qeveri do të ndikojnë pozitivisht në rritje të aktiviteteve ekonomike.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot është ditë e madhe për biznesin Kosovar! Sot, në mbledhjen e 7 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është miratuar lirimi nga akciza për të gjithë prodhuesit që importojnë lëndë të parë të të gjitha burimeve të energjisë të cilat përdoren për qëllime të prodhimit.
Për më tepër, janë liruar gjithashtu nga tatimi doganor, të gjithë prodhuesit që importojnë lëndët e para që përdorën më proces të prodhimit, gjysmë produktet të cilat përdoren në proces të prodhimit, linjat e makinerive prodhuese dhe pajisjet e teknologjisë së informacionit.
Jam i bindur që këto politika që po ndërmerrë kjo Qeveri do të ndikojnë pozitivisht në rritje të aktiviteteve ekonomike, rritje të eksportit dhe zvogëlim të papunësisë
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor