Arritja e Marrëveshjes politike në mes Partisë Social Demokrate (SPD) dhe Partisë Kristian Demokrate (CDU), për formimin e Qeverisë së re dhe e cila i dha fund ngërçit politik gati gjashtë mujor është e një rëndësie të veçantë jo vetëm për stabilitetin politik në shtetin gjerman, atë të BE’së, Evropës Juglindore, por edhe për shtetin dhe qytetarët Kosovës.
Kështu ka vlerësuar Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
“Kosova, ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe të gjithanshëm me shtetin gjerman në të gjitha fushat dhe ne presim, që ta rrisim dhe t’i forcojmë edhe më tej themelet e këtij bashkëpunimi me Qeverinë e re. Roli dhe kontributi gjerman, jo vetëm në procesin e shtet-ndërtimit dhe integrimit të Kosovës në komunitetin ndërkombëtarë, por në të gjitha vendet e Evropës Juglindore ka qenë i pazëvendësueshëm në stabilitetin politik, sigurinë, integrimin, zhvillimin ekonomik dhe procesin e pajtimit, për të cilin ne jemi mirënjohës. Kosova e sheh Gjermaninë si një shtet mik, aleat dhe partner dhe në këtë frymë do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Besoj, që do të kem një vizitë të shpejtë në Gjermani për t’i dhënë shtytje shtesë dhe sinergji të reja këtij partneriteti”, është shprehur Pacolli.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...