Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka mallkuar Qeverinë e Kosovës për shkatërrimin e maleve dhe kodrave, dukuri kjo e cila po vazhdon ta përcjell vendin tash e sa kohë.
“Sa njerëz duhet të vdesin?, çfarë katastrofash të tjera duhet të ndodhin që të filloni të veproni drejt mbrojtjes së ambientit?”, shkruan Pacolli në Facebook.
Sipas Pacollit situate katastrofale e ambientit në Kosovë është pasqyrim ekzakt i punës suaj dhe vlerave që ju përfaqësoni.
Postimi i plotë i Z.Behgjet Pacolli në facebook:
Kur Natyra hakmerret për dëmet që jemi duke i bërë!
Nuk lamë asnjë të keqe pa ia bërë natyrës, kopshtin të cilin Perëndia ia fali njerëzimit.
Me gurthyes, ne i shkatërruam kodrat e malet, jo vetëm me mihjet, por edhe me pluhurin që lirohet në mënyrë konstante nga këta gurthyes dhe rrugëve të improvizuara jashtë çdo kriteri.
Rregullimi i shtretërve të lumenjve nuk ndodh në Kosovë, ndodh e kundërta, shkatërrimi permanent i tyre.
Ku jeni?, Qeveri e mallkuar, pse keni mbyllur sytë para këtyre dukurive?
Sa njerëz duhet të vdesin?, çfarë katastrofash të tjera duhet të ndodhin që të filloni të veproni drejt mbrojtjes së ambientit?, ndalimit me ligj të këtyre trajtimeve pa skrupull të natyrës, të rregullimit të shtretërve të lumenjve dhe të pastrimit të ambientit që është përmbytur në mbeturina.
Si duket, situata katastrofale e ambientit në Kosovë është pasqyrimi ekzakt i punës suaj dhe vlerave që ju përfaqësoni.
Nuk keni të drejtë të lejoni shkatërrimin e mëtejshëm edhe të natyrës (të tjerat i keni shkatërruar me sukses) e cila nuk është pronë e juaja.
Ju pyes, a keni moral të jeni indiferent para një situate të tillë që ka kapluar vendin?
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...