Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova mund të përfitojë shumë nga përvoja e shtetit të Iowa-s.
Pacolli tha se Iowa është më i njohur dhe me produktivitetin më të lartë në sektorin e bujqësisë në ShBA.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Kosova vërtetë mund të përfitojë shumë nga përvoja e shtetit të Iowa-s në zhvillimin dhe modernizimin e bujqësisë. Iowa është shteti më i njohur dhe me produktivitetin më të lartë në sektorin e bujqësisë në ShBA.
I diskutuam modalitetet e rritjes së bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, me mikun tonë, sekretarin e Bujqësisë, Bill Northey.
Presim rezultate dhe investime konkrete, që do të jenë në interes të dy vendeve dhe qytetarëve tanë.
Më gëzoi fakti se, miku ynë Northey do të marrë së shpejti një pozitë shumë të lartë në Departamentin e Bujqësisë në nivelin qendror dhe pres që kjo mbështetje të vazhdojë”.
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...