Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se ka marrë pjesë në votim, duke mos treguar se për cilin nga dy kandidatët për president ka votuar.
Pacolli tha se Kosova meriton ta ketë një president.
“Unë jam këtu duke e kryer obligimin tim sipas përgjegjësisë për shtetin dhe për qytetarët, un kam marr pjesë në votim. Vota është e fshehtë, kam kryer obligim tim me shumë përgjegjësi. Vota ime është aty dhe Kosova e meriton ta ketë një president dhe shpresojë që do ta ketë”, tha ai pas dështimit për herë të dytë të raundit të parë të votimit.
Ndryshe, raundi i parë i votimit për President ka dështuar të përmbyllet, ani pse u përsërit dy herë radhazi, duke bërë që Kuvendit të shkojë në pauzë 30 minuta./arbresh.info.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...