Kosova dhe Belgjika duhet t’i shtojnë energji të reja përpjekjeve nga të dyja vendet për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve.
Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë një takimi që zhvilloi në Ministrinë e Jashtme me ambasadorin rezident të Belgjikës në Kosovë, François Bontemps.
Në kuadër të këtij takimi me diplomatin belg, të akredituar në Kosovë është diskutuar edhe në lidhje me nevojën e përkrahjes së këtij shteti për liberalizimin e vizave, avancimin e agjendës euro-atlantike për Kosovën, si dhe për vazhdimin e mbështetjes së Belgjikës për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Belgjika ka qenë dhe vazhdon të mbetet një shtet partner dhe mik i Kosovës, i cili i ka ofruar mbështetje të fuqishme ndaj të gjitha proceseve të shtet-ndërtimit në Kosovë dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës në komunitetin ndërkombëtarë./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër