Sekretari Organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, kërkon që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të jenë të unifikuar me kërkesën për të zgjedhur një president shqiptar të kësaj Republike.
“U bëj thirrje shqiptarëve që të unifikohen në mënyrë që edhe presidenti i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut të jetë nga radhët e komunitetit shqiptar që është shumicë atje,” ka shkruar Pacolli në Facebook, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, tani pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, është koha që edhe Ligji për Gjuhët të dekretohet dhe Gjuha Shqipe të bëhet zyrtare.
“Kjo mund të bëhet vetëm duke u bashkuar i gjithë spektri politik shqiptar në Maqedoni,” ka shtuar më tutje Pacolli.
Më poshtë e gjeni statusin e plotë në Facebook:

“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...