Njohësit e çështjeve politike nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Aleanca Kosova e Re, ta mbështes koalicionin PAN për krijimin e Qeverisë, kjo pasi që AKR me 4 deputetët ndihmojnë në sigurimin e votave të nevojshme për bërjen e Qeverisë.
Mirëpo, nga Aleanca Kosova e Re thonë se nuk do ta mbështesin Koalicionin PDK- AAK- Nisma.
Rrahim Pacolli, nga AKR ka thënë për Gazeta Blic se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.
“AKR nuk është e interesuar për një gjë të tillë, kjo nuk mund të ndodhë”, tha shkurt për Gazeta Blic, shefi i Shtabit zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacolli.
Në anën tjetër nga PAN-i janë të bindur se i kanë votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë.
Madje, sipas tyre, kjo gjë do të ndodhë në kohë rekorde.
Në zgjedhjet e 11 qershorit, PAN edhe pse doli koalicioni më i votuar, nuk arriti që t’i fitoj votat e mjaftueshme sa për ta bërë qeverinë. PAN aktualisht ka 39 ulëse në Kuvend, e pasuar nga VV me 32 dhe koalicioni LDK- AKR- Alternativa me 29 ulëse.
Mbappe: Gjithmonë kam thënë se është i vetmi klub për të cil...
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçi...
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...