Kandidati për deputet nga radhët e “Koalicionit për Familjen”, Selim Pacolli u shpreh i bindur se do të jenë befasi e këtyre zgjedhjeve.
“Ne do të kalojmë pragun sigurisht dhe do të jemi befasi e mirë e këtyre zgjedhjeve. E ndoshta për dikë mund të jemi edhe befasi e hidhur”, u shpreh Pacolli në DPT te Fidani.
Ai theksoi se bazohet në mbështetjen permanente të qytetarëve anekënd Kosovës.
“Kudo që kemi qenë për muaj gati thuajse gati rresht, ditë e më shumë iu kanë bashkangjitur këtij karvani të këtij koalicioni të shpëtimit. A ka më të shenjtë se familja? Kudo që e kemi prezantuar programin për mbrojtjen e familjes dhe vlerave të familjes kemi hasur në mirëkuptim dhe janë bërë ushtarë të kësaj kauze”, deklaroi ai.
Selim Pacolli theksoi se në sondazhe qëndrojnë goxha mirë.
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...