Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj kandidatit të kësaj partie për kryetar të Mitrovicës Agim Bahtiri në kuadër të rrethit të dytë zgjedhor i cili do të mbahet më 19 nëntor.
Pacolli ka vlerësuar punën dhe personalitetin e Bahtirit duke thënë se ai është një qytetar i lirë dhe i ndershëm, duke u zotuar për qeverisje me duar të pastra në Komunën e Mitrovicës.
“Agim Bahtiri është qytetar i lirë dhe i ndershëm i Mitrovicës. Ai do ta udhëheq komunën edhe katër vite me duar të pastra dhe do të jetë i vetmi person vendimmarrës si kryetar komune. Mitrovica e mitrovicasve +4”, shkruan i pari i AKR-së në Facebook.
Kujtojmë se gara në Mitrovicë zhvillohet ndërmjet Agim Bahtirit të AKR-së dhe Valdete Idrizit të PDK-së.
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...