Ish shefi i grupit të AKR-së në Komunës së Prishtinës, Islam Pacolli në një prononcim për arbresh.info ka apeluar tek ministri Lutfi Zharku dhe kryetarit Shpend Ahmeti dhe që të bashkëpunojnë për të evituar shpenzimet.
“Apeloj tek Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Infrastrukturës të bashkëpunojnë mes vete për zgjerimin e rrugës prej Prishtinës në drejtim të Veternikut dhe Veternikut në drejtim të Fushë Kosovës, të evitohen shpenzimet e dyfishta dhe zvarritjet e punës”, ka thënë ai.
Pacolli është shprehur se ndërtimi i nënkalimit dhe rrethrrotullimit njëherësh do të kursente më shumë buxhetin, që është gjeneruar nga taksat e qytetarëve.
Ai u ka bërë ftesë këtyre dy palëve që të koordinojnë punët mes tyre në mënyrë që të evitohen zvarritjet e mundshme, që edhe kanë më pas kosto.
Rruga Prishtinë- Veternik, është rruga e parë në Kosovë me 4 korsi në një drejtim, pra 8 korsi në të dy drejtimet./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir