Një incident është raportuar ditën e djeshme në Shtime, ku një pacient është larguar pa autorizim nga Qendra për Integrim dhe Rehabilitim Social të Komuniteteve të Pasigurta.
Rastin për Arbresh.info është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.
Veseli tha se personi në fjalë me inicialet A.E nuk është recidivist i kësaj vepre.
Ai është shpallur dhe gjendet ende në kërkim.
“Jemi njoftuar se pacienti m/sh/k prej orës 12:30 nuk është në Q.I.R.S.K.P. Vlenë të ceket se i njejti nuk është recidivist i ikjeve nga enti. Personi vërehet në pamje fizike që është me të meta dhe po ashtu me njërën këmbë çalon, i gjatë është rreth 170 cm”, deklaroi Veseli.
Aktualisht nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.
Arsenali synon t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, thot...
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...
Rritet numri i lindjeve në Kosovë, për katër vite lindën mbi...
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...