Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se pa konstituimin e institucioneve të reja nuk do të duhej të vazhdojnë bisedimet me Serbinë.
Ai ka theksuar se Kuvendi i Kosovës është vendi i vetëm ku duhet të merret vendimi për vazhdimin apo ndërprerjen e procesit të dialogut.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Krasniqi ka deklaruar se pa arritjen e një konsensusi nacional bisedimet e Brukselit nuk do të duhej të vazhdonin.
Sipas tij, Kosova në këto bisedime duhet të përfaqësohet nga një ekip gjithëpërfshirës, në të cilin do të merrnin pjesë të gjitha partitë parlamentare.
Në këtë kontekst, Krasniqi ka pohuar se është e nevojshme të ndodhë ndryshimi në formë dhe përmbajtje të këtyre bisedimeve. Sipas tij, bisedimet duhet të jenë më të përgatitura dhe me platformë të qartë, si dhe mes palëve duhet të ketë barabarësi të plotë e njohje reciproke.
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...