Është dashur që me autobus të sillen në Pallatin e Drejtësisë 23 të arrestuarit për keqpërdorime me patentë shoferë.
Në seancën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Prokuroria ka kërkuar paraburgim për disa prej tyre, por vendimi pritet të merret të hënën.
Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt të dielën, avokatët e të dyshuarve e kanë kundërshtuar masën e sigurisë të kërkuar nga Prokuroria.
Sipas familjarëve të të arrestuarve, të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës, të afërmit e tyre nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë rast, raporton KTV.
23 persona, 16 prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, u arrestuan të premten gjatë një aksioni të madh të Policisë së Kosovës dhe ata po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.
Dyshohet se të arrestuarit ua kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shoferë pa hyrë në teste, duke pranuar ryshfet prej 400 deri në 1,000 eurosh.
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?
Policia: Zgjedhjet kaluan qetë dhe pa incidente serioze
Numrohen 47% e votave, ky është rezultati i PSD-së deri më t...
Numërohen mbi 30% të votave, VV shkon mbi 40%
Hamza falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje: Ham...
Pacolli: Rezultatet e para janë fantastike, faleminderit pop...