Në Prekaz, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës, u mbajt manifestimi tashmë tradicional “Dita e Diasporës”, në të cilin mori pjesë një numër i madh i bashkatdhetarëve dhe përfaqësues të komunave e deputetë të Parlamentit të Kosovës, shkruan arbresh.info
Ky manifestim filloi me homazhe te varrezat e familjes Jashari. Pas homazheve, ministri në largim i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se pa bashkatdhetarët, Kosova do të ishte e varfër.
“Të nderuar bashkatdhetar pa punën tuaj liria do të ishte e vështirë, fal jush ne mblidhmi këtu çdo vit si simbol i sakrificës juaj ku dhe sot vazhdoni të jeni pjesë e rëndësishme e atdheut, kohërat kanë ndryshuar ju sot po vini në atdhe ju kudo që jeni me punën tuaj të ndershme po e lartësoni kombin tonë shqiptar ju vazhdoni të jeni të rëndësishëm për familjen tuaj këtu”
Para të pranishmëve ka folur edhe Rifat Jashari, përfaqësues i familjes Jashari, ku falënderoi bashkatdhetarët duke u thënë që asnjëherë nuk na lanë vetë.
“Të nderuar motra vëllezër i nderuar ministër mirë se keni ardh të gjithë që sonte ti harrojmë brengat tona për bijtë tonë që u flijuan për lirin që ne po e gëzojmë i falënderoj bashkatdhetarët që asnjëherë nuk na lanë vetë”, u shpreh Jashari./Arbresh.info

Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant