Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar se sot do të mbajë një konferencë për media, e cila do të zhvillohet në orën 11:00, në zyrat e saj në Prishtinë.
Konferenca vjen në një kohë kur OVL-UÇK ka vendosur të mos marrë pjesë në Këshillin Organizativ për shënimin e Epopeja e UÇK-së.
Në mbledhjen e Këshillit Shtetëror për 28-vjetorin e Epopesë, të mbajtur të martën, është hedhur ideja që shoqatat e dala nga lufta të ftohen edhe një herë për pjesëmarrje.
Kjo çështje u ngrit nga nënkryetari i komunës së Skenderaj, Fadil Nura, i cili kërkoi rishqyrtimin e qasjes ndaj këtyre organizatave.
Për përbërjen e këtij Këshilli ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nga e cila kanë bërë të ditur se fillimisht nuk janë përfshirë në këtë Këshill.
“Edhe ftesa është bërë në formën si urdhëresë se pjesëmarrja është e obligueshme në atë kuptimin, ne jemi organizatë joqeveritare dhe nuk i bindemi asnjë urdhërese, prandaj këto organizimet tona janë vullnetare dhe janë të karakterit joqeveritar. Bëj thirrje dhe ftoj Qeverinë e Kosovës në krye me kryeministrin, Albin Kurti, që sa më parë që të jetë e mundur të kemi kontakte të rregullta dhe në dobi dhe në interes të përgjithshëm”, tha Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL të UÇK-së.
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, Trump: Ata kanë rënë dakor...
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë