Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar, pasi janë bërë dy vite që nga arrestimi i ish-komandantit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Sipas OVL-së, Gjykata Speciale vazhdon shkeljen e të drejtave të njeriut, teksa institucionet e Kosovës po heshtin.
“Të gjithë bashkëluftëtarëve tanë në Hagë u janë shkelur vazhdimisht të drejtat dhe liritë e njeriut, qoftë me mbajtje në paraburgim, qoftë me maltretime të familjarëve të tyre me rastin e komunikimit me ta dhe vizitat ndaj tyre” thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.
Kjo është deklarata e plotë e kësaj organizate:
PseudoGjykata Speciale vazhdon shkeljen e të drejtave më elementare të njeriut, e Institucionet e Kosovës vazhdojnë të heshtin!
Sot u bënë dy vite që nga paraburgosja e Jakup Krasniqit, e dy vite po bëhen edhe për krerët tjerë të ish UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, e nuk ka ende proces gjyqësor, ndërsa absurditeti i PseudoZyrës së Prokurorit të Specializuar është se ende po merret me hetime ndaj tyre;
Kanë kaluar dy vite që kur janë paraburgosur Salih Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, e do të bëhen dy vite edhe për Pjetër Shalën, e ZPS, edhe pse për dikë ka përfunduar gjykimi i shkallës së parë, vazhdon ende që të merret me hetime;
Të gjithë bashkëluftëtarëve tanë në Hagë u janë shkelur vazhdimisht të drejtat dhe liritë e njeriut, qoftë me mbajtje në paraburgim, qoftë me maltretime të familjarëve të tyre me rastin e komunikimit me ta dhe vizitat ndaj tyre;
Hysni Gucatit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, e në mëngjesin e sotëm ai i është nënshtruar një operimi të dytë që ishte edhe i komplikuar për të. Edhe përkundër përkeqësimit të gjendjes së Hysni Gucatit, familjes së tij i është pamundësuar nga Gjykata Speciale që ta shohin atë;
Nasim Haradinaj nuk lejohet që ta vizitoj vëllain e tij Agronin, i cili po trajtohet në Gjermani për shkak të sëmundjes së rëndë dhe e ka gjendjen tepër të rënduar shëndetësore;
Për të gjitha këto shkelje dhe padrejtësi që bëhen ndaj bashkëluftëtarëve tanë, Institucionet e Kosovës, por edhe Partitë Politike, vazhdojnë që të heshtin. TURP, përfundon reagimi i tyre. /arbresh.info/
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...
Xavi afër rikthimit si trajner, gjiganti anglez shpreh inter...
Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok