Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka shprehur mbështetje për protestën paqësore të studentëve të Iniciativës “Fehmi Agani”, të cilët kanë paralajmëruar tubim kundër, siç thonë ata, padrejtësive në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Sipas OVL UÇK-së, reagimi i studentëve vjen si pasojë e pakënaqësive të theksuara ndaj trajtimit dhe mosrespektimit të të drejtave të ish-udhëheqësve të UÇK-së në proceset e zhvilluara në Dhomat e Specializuara.
“OVL UÇK përkrah protestën paqësore të studentëve të Iniciativës “Fehmi Agani” kundër padrejtësive në Hagë dhe për mbrojtjen e identitetit e të drejtave të krerëve të UÇK-së. Le të dëgjohet zëri i studentëve!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit
Përplasje midis dy personave, sekuestrohen dy armë e 60 fish...
IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kus...