Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka mbajtur një konferencë për media, ku është bërë e ditur se është caktuar data për mbajtjen e një proteste në Shkup.
Gazmend Syla, nënkryetar i OVL UÇK-së, tha se protesta do të mbahet më 13 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00, në sheshin e Shkupit.
Ai shtoi se këtë protestë e ka paralajmëruar më parë Ali Ahmeti.
“Dëshirojmë të ju njoftojmë se data e caktimit për protestën ne Hagë është me 13 dhjetorë, ora 13:00 ditë e shtunë, ne Sheshin e Shkupit kjo protestë është lajmëruar qe disa kohë, kësaj protestë i ka parapri Ali Ahmeti”, tha ai.
Tutje, Syla tha se këtë protestë nuk do ta mbështet Mickoski.
“Për neve nuk janë të pranueshme këto deklarata, dhe është dashtë qe me na garantu një protestë paqësore dhe për neve kjo nuk është aspak e pranushme” tha Syla.
Ai gjithashtu theksoi se OVL UÇK nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare nga autoritetet e Shkupit lidhur me shfrytëzimin e hapësirave publike, por protesta nuk do të ndalet./Arbresh.info
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq