Organizata e Veteranëve të Luftës, OVL UÇK, ka falënderuar nga zemra të gjithë pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi e deri te mërgata shqiptare anembanë botës.
“Zëri juaj i bashkuar e bëri këtë protestë madhështore dhe të paharrueshme,” tha organizata.
OVL UÇK ka falënderuar gjithashtu institucionet shqiptare, qendrore e lokale, për mbështetjen dhe përkushtimin në lehtësimin dhe organizimin e çdo detaji.
“Respekt e mirënjohje për Policinë e Shtetit, për kujdesin dhe mbarëvajtjen shembullore gjatë gjithë protestës,” shtoi organizata.
Një falënderim i veçantë u dha edhe mediave, duke theksuar se pa to zëri i protestës nuk do të kishte jehonën dhe madhështinë që meriton.
“Faleminderit të gjithëve! Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën,” përfundoi OVL UÇK.
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Turqi
Parashikimi i motit për nesër