Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani ka vizituar ekspozitën e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani shkroi se mbështetja ndaj tyre do të vazhdoj me të gjitha kapacitetet, transmeton Arbresh.info.
“Sot pata rastin të vizitoj ekspozitën e fëmijëve me nevoja të veçanta, e cila u mbajt në ‘ATELIE IRIS’ në Fushë Kosovë. Në këtë ekspozitë u prezantuan pikturat e gjashtë fëmijëve, duke dëshmuar talentin, kreativitetin dhe aftësitë e tyre të veçanta. Ishte një përvojë frymëzuese që tregon sa e rëndësishme është mbështetja dhe përfshirja e tyre në aktivitete kulturore e shoqërore. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë tyre me të gjitha kapacitetet tona”, tha Osmani./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira