Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026, duke përcjellë një mesazh frymëzues për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit në këtë ditë të veçantë.
Ajo ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit në procesin arsimor, duke u bërë thirrje nxënësve të jenë kuriozë dhe kërkues, ndërsa mësimdhënësve të vazhdojnë me angazhimin e tyre të palodhshëm.
“1 Shtatori gjithmonë sjell me vete frymën e një fillimi të ri, ku secili nxënës, mësues dhe prind ka mundësinë ta shkruajë histori të suksesit. Le të hyjmë në këtë vit shkollor me kurajo, me besim dhe me respekt për njëri-tjetrin. Nxënësit nuk duhet ndaluar së pyeturi dhe së kërkuari, kurse mësimdhënësit nuk duhet kursejnë me angazhimin. Urime fillimi i vitit të ri shkollor! Qoftë një vit i mbushur me dije, gëzim dhe suksese për të gjithë”, tha Osmani./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...