U.D, së Presidentit, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një vizite në Bondsteel.
Më rastin e Krishtlindjeve, Osmani ka mbajtur një fjalë rasti para ushtarëve amerikanë në Bondsteel.
Osmani ka uruar ushtarët amerikan më rastin e festave të fundvitit, raporton arbresh.info
“Është një kënaqësi të jem këtu para jush si komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Natën e Krishtlindjeve. ShBA’të kanë qenë për shumë kohë një mik i dedikuar i Kosovës dhe besoj se do të vazhdojë të jetë kështu. Këtë vit Kosova ka shënuar 21 vjetorin e lirisë dhe 12 vjetorin e pavarësisë. Ushtria e Kosovës është krenaria jonë e madhe e cila nuk do të ishte e mundur të krijohej pa mbështetjen e ShBA’së. Angazhimi juaj për stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkan është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe ne jemi përherë mirënjohës. Dua të ju falenderoj për kontributin tuaj dhe të ju falenderoj për prezencën e vazhdueshme në Kosovë. Amerika mban një vend special në zemrën time jo vetëm përshkak të marrëdhënieve mes dy shteteve, por edhe përshkak se kam pasur privilegjin të jetoj në Pensilvani gjatë studimeve të mia dhe populli amerikan më ka mirëpritur sikur të isha e tyre, kam marrë pjesë në shumë darka të Ditës së Falenderimeve dhe Krishtlindjeve në familjet amerikane dhe mikëpritja e tyre më ka bërë të ndjehem si në shtëpi”, ka thënë Osmani./arbresh.info/
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...