Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në seancën solemne që po mbahet në nder të Epopeja e UÇK-së.
Ajo theksoi rëndësinë historike të datave 5, 6 dhe 7 mars, duke i cilësuar tri ditët e Epopesë si histori të shkruara me qëndresë.
“Marsi simbolizonte luftën dhe guximi. Ishte muaji i përballjeve që vendosën drejtimin e historisë sonë. Pikërisht më 5, 6 dhe 7 mars, në zemër të Prekazit, historia jonë mori drejtim të ri. Atje, qëndresa, sakrifica dhe heroizmi i familjes Jashari vendosën themelet e së ardhmes sonë. Në atë betejë të Kullave në Prekaz qëndroi komandanti legjendar Adem Jashari, i cili, së bashku me familjen e tij, zgjodhi lirinë para frikës dhe nderin para jetës.Tri ditët e Epopesë, janë histori e shkruar me qëndresë para së cilës përkulemi sot”, tha Osmani.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...